Krasniqi thotë se ‘sakrifica’ e PDK’së me postin e Kryeministrit nuk zhgënjeu elektoratin

PUBLIKUAR

Dhurimi i postit të kryeministrit nga Kadri Veseli tek Ramush Haradinaj është vlerësuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si një sakrificë, që tregon se PDK para interesave personale ka ato shtetërore.

Megjithatë pakënaqësi për këtë akt kanë shprehur anëtarë dhe simpatizant të PDK’së që e duan Veselin në krye të ekzekutivit.

Nënkryetari i PDK’së Memli Krasniqi ka thënë se ky veprim nuk zhgënjen elektoratin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Për t’i dëshmuar jo vetëm elektoratit të PDK’së por të gjithë qytetarëve të Kosovës se më i rëndësishëm për PDK’në dhe liderin e saj Kadri Veseli, është Fillimi i  Ri për Kosovën, një lëvizje përpara e vendit tonë pas ngecjes së kohëve të fundit sesa pozicioni personal i Veselit. Në këtë kuadër, unë besoj që, edhe nga takimet dhe gjithë komunikimet e ditës që kemi pasë me elektoratin tonë anë e mbanë Kosovës, jo vetëm që është mirëpritur por ne kemi pothuajse një ekzaltim, një mobilizim të jashtëzakonshëm edhe të bazës tonë si Parti Demokratike e Kosovës por edhe të elektoratit të të gjitha partive të koalicionit, duke filluar nga AAK’ja e deri tek partia më e vogël”, tha Krasniqi për Tribuna Channel.

Ai u shpreh i bindur në fitore.

“Sa u përket listave zgjedhore, do të ketë njerëz që me të vërtetë kanë jo vetëm mbështetje nga elektorati por mund t’i ofrojnë institucioneve të vendit qoftë në legjislativ, qoftë në ekzekutiv në të ardhmen pas konstituivit të Kuvendit, një potencial veprues, mbi të gjitha një guxim për vendimmarrje që ka munguar deri më tash dhe mbi të gjitha do të respektohet në përpikëri Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës rreth kandidimit të deputetëve”, tha Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...