​Wenger: Pas kësaj ndeshje do të tregojë të ardhmen (Foto)

PUBLIKUAR

Arsene Wenger ka thënë se pas finales së FA Cup ndaj Chelseat do të tregojë të ardhmen e tij

Trajneri francez, Arsene Wenger ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni dhe është e paqartë e ardhmja e tij.

Vet trajneri gjatë konferencës  për media, ka treguar se kur do të vendoset për fatin e tij, nëse do të qëndroj apo do të largohet.

“Gjëja më e rëndësishme është që të fokusohemi për ndeshjen e fundit të Premierligës. Gjërat tjera kanë më pak rëndësi. Unë jam këtu për t’i shërbyer skuadrës dhe mënyra më e mirë është duke fituar ndeshjen e fundit”, u shpreh Wenger.

“Mendoj se pas ndeshjes finale të FA Cup çdo gjë do të finalizohet”.

Kujtojmë se finalja e FA Cup ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat do të zhvillohet me 27 maj në Wembley të Londrës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...