Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se Shpendi Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka marrë sot një vendim shumë të dëmshëm për lagjen “Kodra e Trimave 1”. Ai ka thënë se Ahmeti me këtë e ka tradhtuar këtë lagje me planin urbanistik.
Çelaj ka shkruar se Shpend Ahmeti ka aprovuar një plan urban të pazbatueshëm, ku nuk do të lejohet ndërtimi i lartë, i cili, sipas Çelajt, do të zgjidhte kaosin urban të kësaj lagjeje si dhe gjendjen e rëndë sociale të këtyre banorëve, shkruan Express.
“Përkundër kërkesës tonë, grupit të PDK’së, kjo u votua dhe Kodra e Trimave u tradhtua edhe nga kjo qeverisje komunale ashtu sikur nga ajo para saj”, ka thënë Çelaj.
Statusi i plotë i Lirak Çelës:
KODRA E TRIMAVE U TRADHETUA EDHE NGA SHPENDI
Sot Shpendi mori nje vendim shume te demshem per lagjen Kodra e Trimave 1 duke aprovuar nje plan urban te pazbatueshem ku nuk do te lejohet ndertimi i larte i cili do te zgjidhte kaosin urban te kesaj lagje si dhe gjendjen e rende sociale te ketyre banoreve. Perkunder kerkeses tone, grupit te PDK kjo u votua dhe Kodra e trimave u tradhetua edhe nga kjo qeverisje komunale ashtu sikur nga ajo para saj.


