Dështimi i LDK-së dhe VV-së favorizon ‘Krahun e Luftës’

PUBLIKUAR

Koalicioni i “Krahut të Luftës”, i përbërë nga PDK-ja, AAK-ja dhe “Nisma”, po shihet si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Për këtë analistët kosovarë më së shumti “merita” po ua atribuojnë LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk arritën ta nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi

Dështimi për ta gjetur një gjuhë të përbashkët në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes “Vetëvendosje” për një marrëveshje bashkëpunimi para zgjedhjeve të 11 qershorit ia ka lënë namin e favoritit koalicionit PDK-AAK-“Nismë”.

 

Koalicioni i “Krahut të Luftës” nga analistët kosovarë, të paktën në letër, po shihet si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Megjithatë, sipas tyre, gara nuk do të jetë e pasfiduar. E ndonëse ka mbetur edhe një ditë e plotë deri te dorëzimi i listave për deputetë, ata vlerësojnë se në raportin mes LDK-së e “Vetëvendosjes” nuk mund të pritet të ndodhë ndonjë ndryshim sa i përket kësaj çështjeje.

E për dështimin e bashkëpunimit lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ky subjekt mbetet i hapur për diskutim me VV-në tek pas zgjedhjeve. Ndërsa i pari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, pasi ka konfirmuar ka thënë se “Vetëvendosje” do të hyjë e vetme në zgjedhje, ka bërë të ditur se LDK-ja gjatë diskutimeve ka kalkuluar interesat e saj personale…ZERI

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...