Jurgen Klopp ka premtuar se Liverpool do të përforcohet me lojtarë kualitativ gjatë kësaj vere
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ndërruar mendje, pasi për dallim nga një vit më parë, ai tashmë beson se skuadra e tij ka nevojë të përforcohet.
Për më shumë, Klopp thotë se ata do të transferojnë lojtarë kualitativ, pasi duhet të jenë konkurrent me skuadrën tjera të mëdha angleze, të cilat po transferojnë po ashtu lojtarë të mëdhenj.
Ai po ashtu mendon se këto transferime janë edhe si pasojë e lëndimeve të shpeshta të lojtarëve të skuadrës, të cilët këtë edicion kanë pasur shumë probleme.
“Ne duhet të jemi të fortë, sepse rreth nesh kemi shumë kualitet. Ata do të jenë më të fortë, kështu që edhe ne do të jemi më të fortë. 100 për qind”, tha fillimisht Klopp për Omnisport.
“Ne kemi pasur shumë probleme me lëndimet. Ne do të përforcohemi 100 për qind. Do të sjellim kualitet në skuadër”.
Kujtojmë se Liverpool ka edhe një ndeshje për të zhvilluar në Premierligë ndaj Middlesbrough dhe në rast të fitores, atëherë do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, duke lënë Arsenalin jashtë top katërshes. /Express/



