Stoke City zgjedh golin e Shaqirit më të mirin (Video)

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri ka fituar çmimin për golin më të bukur të vitit te skuadra e Stoke Cityt

Ishte goli i tij i jashtëzakonshëm ndaj Hull Cityt që u zgjodh më i miri për këtë sezon te Stoke City.

Natyrisht se për këtë çmim, Xherdan Shaqiri ka thënë se është shumë krenar.

“Janë shënuar disa gola shumë të bukur këtë sezon. Ky gol ishte vërtetë shumë shumë i bukur. Jam krenar që kam fituar këtë çmim”, tha Shaqiri.

“Është gjithmonë mirë si një futbollist profesionist të arrish diçka. Ishin disa gola të bukur por mendoj se ai i duhuri fitoi”, shtoi ai për faqen zyrtare të klubit.

Ja goli i shqiptarit ndaj Hull City:

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...