Monaco ka refuzuar 75 milionë euro nga Liverpooli për Mbappen
Afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i nxehtë për top skuadrat evropiane që janë në kërkim të yjeve, dhe njëri prej talentëve që ka marr vëmendje është ai i Monacos, Kylian Mbappe, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se Liverpooli tashmë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të klubit francez për Mbappen.
Sipas Marcas, oferta e Liverpoolit ka qenë prej 75 milionë eurove, por që është refuzuar menjëherë.
Monaco kërkon një shumë mbi 100 milionë euro për shërbimet e Mbappes, shifër rekord për një 18 vjeçar.
Mbappe ka bërë 57 paraqitje në gjitha garat këtë edicion, i cili ka realizuar 27 gola. /Express/


