Kultura e stigmatizmit të dëshmitarëve në Kosovë

PUBLIKUAR

Të qenit dëshmitar, sidomos në rastet e krimeve të luftës nga një pjesë e shoqërisë në Kosovë ende konsiderohet si diçka kundër traditës, tradhti apo njollë turpi për të dhe familjen e tij, vlerësojnë monitoruesit e gjykimeve për krime lufte. Ditë më pare ish deputeti i Lidhjes Demokratike, Anton Çuni akuzoi dy figura të larta të Partisë Demokratike, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-ës, Kadri Veseli për përfshirje në krime.

Por, si kundërpërgjigje për këtë homologia e tij nga e PDK, Ganimete Musliu, tha se Anton Çuni është dëshmitar në Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet që pretendohet të jenë kryer nga ish ushtarë të UÇK-së. E kontaktuar nga Radio Kosova, Musliu nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj çështje. E Anoni Çuni thotë se bërja me gisht ndaj tij si dëshmitar ka pasur më tepër qëllim të godas figurën e tij dhe të përçaj subjektin e tij politik. “ Të gjitha ato që u ngritën kundër meje si dëshmitar i Gjykatës Speciale unë e konsideroj si një skenar që të krijojë një konfuzion rreth anëtarëve të LDK-së”, i ka thënë Çuni, Radio Kosovës.

 

Ndërsa në një përgjigje elektronike, për Radio Kosovën, Departamenti për Komunikim me Publikun i Dhomave të Specializuar të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale ka thënë se aktualisht nuk mund të komentojnë etiketimet për personat që më vonë mund të thirren për dëshmitare në faza të caktuara të proceseve gjyqësore.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që ka monitoruar gjykimet për krime lufte në Kosovë e Serbi thotë se stigmatizimi i dëshmitarëve është bërë gati si normë e pranuar. “Etiketimi i njerëzve si dëshmitarë të mundshëm i proceseve gjyqësore, sidomos atyre për krime lufte shihet si diçka e keqe për ata, si njerëz tradhtarë. Definitivisht kjo duket se është futur në kulturën e përgjithshme të një pjesë të qytetarëve”, i ka thënë Blakaj, Radio Kosovës. Por, përveç kësaj stigmatizimi i dëshmitarëve sipas Blakajt mund të ketë një kosto më të lartë. “ Etiketimi si dëshmitar tani para Gjykatës Speciale mund të ketë pasoja për ata njerëz”, ka thënë ai.

Blakaj thotë se përpjekjet për mbajtjen e përgjegjësisë të akuzuarit për krime të luftës shpesh kanë dështuar si pasojë e frikësimit të dëshmitarëve, por edhe presionit publik disa prej të cilëve kanë paguar me jetën e tyre. Në Kosovë ku ish luftëtarët për njerëz të afërt me ta shihen si heronj dhe disa nga ata janë mbajnë pozita të larta në shtet sigurimi i dëshmitarëve ka qenë një prej problemeve kryesore për prokurorinë. Nora Ahmetaj nga Qendra për Hulumtim dhe Dokumentim e cila ka bërë një raport mbi çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve ka thënë se rasti në Kuvend përbën frikësim.

“Kjo është përgatitje e tereni për ata që kanë dëshmuar apo dëshirojnë të dëshmojnë që mos ta bëjnë një gjë të tillë rreth speciales”, i ka thënë Ahmetaj, Radio Kosovës. Për të gjitha institucionet që kanë qenë të përfshirë në ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë, një prej problemeve më të mëdha ishte mbrojtja e dëshmitarëve. Klasifikimi si dëshmitar i mundshëm i prokurorisë më tepër se një njollë ka pasur pasoja të rënda për jetën e tyre. Shumë dëshmitarë janë vrarë, kërcënuar, frikësuar dhe shtyrë për të tërhequr dëshmitë e tyre fillestare. (Radio Kosova)

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...