Kërcënohet zyrtarja e AKP-së në Pejë

PUBLIKUAR

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se dje në Gjykatën Themelore në Pejë është kërcënuar zyrtarja Ligjore e AKP-së nga një person privat, që është palë pretenduese për pronë shoqërore, për të cilin rast është duke u zhvilluar proces gjyqësor.

 

“Rasti ka ndodhur në korridor të Gjykatës, pas daljes nga seanca gjyqësore ku po shqyrtohej pretendimi i palës, përderisa zyrtarja ligjore ishte përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftim.

AKP dënon fuqishëm kërcënimin ndaj zyrtares së saj ligjore në objektet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe pret ndërmarrjen e masave të duhura ligjore nga organet përgjegjëse për ofrimin e kushteve të sigurisë fizike për zyrtarët e saj që përfaqësojnë interesat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në procese gjyqësore.

Agjencia konsideron se cenimi i autoritetet të Agjencisë dhe zyrtarëve të saj është atak i drejtpërdrejt ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë e administrimit me Ndërmarrjeve Shoqërore sipas Ligjit Nr. 04/L-034 të miratuar nga në Kuvendit i Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...