‘Vetëvendosja’ nuk e përjashton koalicionin me LDK-në dhe me AKR-në

PUBLIKUAR

Përmes një komunikate për medie lëvizja “Vetëvendosje” nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit me një listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Aleancën Kosova e Re, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhjet e 11 qershorit  të kandidojë me një listë për përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe me Aleancën Kosova e Re (AKR). Gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e LVV-së janë takuar më përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parë ndonjë mundësi bashkëpunimi për një listë të përbashkët në zgjedhjet e 11 qershorit.

 

Gjatë ditës së mërkurë lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar dy herë konference për medie, por që të dyja i ka anuluar në momentet e fundit.

Së fundi përmes një komunikate për medie LVV-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me LDK-në dhe me AKR-në.

“Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, thuhet në komunikatë. Aty tregohet sesi koalicioni LDK-AKR i kanë ftuar në takime.

“Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK-AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave Kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim”, thuhet në komunikatë.

Megjithëse dje gjatë gjithë ditës këto dy subjekte kanë tentuar të gjejnë gjuhën e përbashkët, ka qenë deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” Rexhep Selimi ai i cili që në fillim të takimit ka mohuar një gjë të tillë: “Jo nuk ka koalicion me LDK dhe me AKR”, mirëpo edhe pas kësaj deklarate takimi mes dy palëve ka vazhduar.

Por, një bashkim të mundshëm e ka mohuar edhe anëtari i Kryesisë së LVV-së, Sami Kurteshi, i cili ka thënë se kjo parti nuk ka marrë asnjë vendim të tillë.

“Dje ne kemi mbajtur mbledhje, s’ka pasur asnjë vendim të tillë të Kryesisë, që është organi më i lartë i dy këshillave të përgjithshëm. Momentalisht nuk ka asgjë të vërtetë në këtë për të hyrë në listë zgjedhore me LDK-AKR-në”, ka deklaruar Kurteshi.

Edhe Shkodran Hoti, zyrtar i lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk ka pranuar të japë detaje, por ka thënë se shumica e informacioneve kanë qenë spekulime. “Kanë qarkulluar në vazhdimësi informacione të ndryshme, edhe shumica janë spekulime sepse është atmosferë elektorale”, ka thënë ai për “Zërin”…

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...