​Mourinho e konfirmon: De Gea nuk luan më për Unitedin

PUBLIKUAR

Jose Mourinho e ka konfirmuar se David de Gea nuk do të luaj më këtë edicion për Manchester Unitedin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë se portieri spanjoll nuk do të luaj asnjë ndeshje këtë edicion.

Por, i tha se De Gea është më i miri në botë dhe shpreso se do të mbetet në United edhe edicionin e ardhshëm.

“Ndeshja e parë parasezonale do të jetë ndaj La Galaxy. Joel do të luaj ndeshjen e mbetur ndaj Crystal Palace në Premierligë, ndërsa Roero do të luaj në finale të Europa League”, tha Mouinho pas barazimit të mbrëmshëm me Southampton 0:0.

“De Gea është portieri më i mirë në botë dhe natyrisht ne duam që ai të vazhdojë të luajë me ne”.

Kujtojmë se De Gea mund të ketë luajtur edhe ndeshjen e tij të fundit në karrierë, pasi për të po interesohet Real Madrid, e cila është gati të ofrojë 70 milionë euro për shërbimet e tij, ose ta ndërroj me James Rodriguezin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...