29-vjeçari që u vra mbrëmë në Rahovec, është nga Gjilani

PUBLIKUAR

Në orët e vona të mbrëmjes së 17 majit, një person i moshës 29-vjeçare ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia nga rajoni i Gjakovës ka bërë të ditur për Gazetën Express se personi i cili u vra mbrëmë është i moshës 29-vjeçare dhe ka prejardhje nga komuna e Gjilanit. H.J. është personi, i cili u vra mbrëmë në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen. Viktima nga të shtënat kishte marrë lëndime të dukshme në pjesën e kokës. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës tashmë është dërguar për në obduksion.

Policia nga rajoni i Gjakovës konfirmon se është duke i kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e vrasjes së 29-vjeçarit.

“Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave  të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm”, thuhet në komunikatën e policisë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...