Mbappe ia bën like Real Madridit (Foto)

PUBLIKUAR

Kyllian Mbappe, ylli i Monacos, ka shtuar zërat për një transferim të mundshëm te Real Madridi

Sulmuesi i talentuar i Monacos, Kyllian Mbappe ia ka bërë like (ka pëlqyer) një foto të Karim Benzemas dhe Raphael Varane në Instagram, të cilën e kanë publikuar para nisje për në Vigo, ku sonte do të luajnë me Cletan.

Ky pëlqim i fotos nga francezi i talentuar ka bërë që e përditshmja sportive madrilene, AS, të shtojë zërat për një transferim të mundshëm të Mbappe në Real Madrid, përcjell Express.

Drejtuesit e Los Blancos nuk e kanë fshehur dëshirën që ta transferojnë Mbappe në Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.

Madje, klubi mbretëror është i gatshëm të shpenzoj për yllin e ri të Francës deri në 100 milionë euro. Por, interesim për Mbappen kanë shfaqur edhe ekipet si: Barcelona, Arsenal, Chelsea, Juventus, Inter e  PSG. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...