Zemaj thotë se LDK-ja ia mori disa anëtarë PDK-së

PUBLIKUAR

Anëtari i LDK-së ka thënë se sot i janë bashkuar katër ish-anëtarë të PDK-së në partinë e tyre.

Armend Zemaj ka shkruar se në Lidhjen Demokratike të Kosovës sot kanë aderuar katër ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Shtërpcë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut dhe ka thënë se si pasojë e pakënaqësisë në PDK, këta anëtarë kanë aderuar sot në LDK.

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

LDK rritet me disa anetare te deritashem te PDK-së. Ne kerkim te ndryshimit dhe te zgjenjyer me aktualitetin ne PDK, anetaret kane aderuar ne LDK. Ata i mirëprita ne seline e LDK-së ne Prishtine. Diteve ne vijim pritet edhe aderime te reja. Tashme per rinine, LDK eshte shenderruar ne nje shprese te vetme dhe te sigurte.

Të aderuarit te respektuar, Ardian Isufi, Astrit Haliti, Gent Aliu, Ermira Mehmeti. Antare te kryesise te Forumit Rinore te PDK-se Dega ne Shterpce..

#LDKforever…

Ndryshe, mbrëmë, pak para mesnatës, PDK-ja ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...