Antonio Conte pritet të bëjë sensacion në skuadër gjatë verës
Trajneri i Chelseas, Antonio Conte po përgatitet që të transferoj gjashtë lojtarë në afatin kalimtar të verës, shkruan gazeta britanike, The Independent.
Objektiva kryesor të Antonio Contes janë Virgil van Dijk (Southampton) dhe Alvaro Morata (Real Madrid), përcjell Express.
Kurse, The Independent ka zbuluar se në listën e trajnerit italian është edhe sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, i cili ka shënuar 24 gola në Premierligë këtë sezon.
Conte, i cili fitoi titullin me Chelsea këtë sezon, po synon ta forcoj ekipin sa më shumë pasi sezonin e ardhshëm do të garoj edhe në Ligën e Kampionëve. /Express/



