Bahtiri: PDK na bëri ofertë, por ne s’e morëm për bazë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri duke folur për koalicionet parazgjedhore ka thënë se partia ku ai bën pjesë ka eliminuar mundësinë për një koalicion të tillë me PDK-në.

Madje Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se AKR nuk e ka marrë fare parasysh ofertën e PDK-së.

 

“Kemi pasur ofertë nga PDK por se kemi marrë për bazë”.

“Unë s’kam qenë për PDK-në por me partitë e tjera. Nuk duam të shqyrtojmë ofertën  me e PDK-së sepse nuk e kemi marrë për bazë këtë ofertë”.

Ai ka thënë poashtu se ai ka qenë pro bashkimit të opozitës në një front të përbashkët, por që kjo nuk është bërë e mundur.

“Unë jam i kyçur për të ndryshuar këtë gjendje, dhe dëshira ime ka qenë që të gjithë opozita të bëhet një, në pamundësi që t’i bindi krerët e partive politike opozitare, tani jemi ulur të bisedojmë edhe me LDK-në për të bërë atë që është më e mira për vendin”.

“Duam që PDK të shkojë në opozitë sepse është e keqja e këtij vendin dhe unë po shpresoj që pas marrëveshjes, do të ngritemi në këmbë sot o kurrë të çlirojmë këtë vend nga dikush që i ka bërë keq këtij vendi”.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...