Lutfi Haziri tregon se si erdhi te nominimi i Avdullah Hotit

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot prezantoi Avdullah Hotin të nominuar nga kjo parti për kryeministër, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Në këtë garë ishte edhe nënkryetari i LDK’së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri në një prononcim për Gazetën Metro, e ka konfirmuar se ka qenë në garë, dhe se është tërhequr vet.

Ai ka thënë se vendimin për tërheqje e ka marrë sot në mëngjes.

Mustafa në konferencëne e sotme për media tha, se pas tërheqjes së Lutfi Hazirit, LDK i ka shqyrtuar disa emra si kandidat të mundshëm për t’i nominuar për kryeministër, dhe në këtë listë sipas kryeministrit në largim, kanë qenë të gjithë nënkryetarët e LDK’së, por edhe ministrat e kësaj parti.

Ai tha, se në fund, me një pajtueshmëri unanime, u vendos që i nominuari i LDK’së për kryeministër, të jetë Avdullah Hoti, ministër në largim i Financave.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës para pak çastesh e ka zyrtarizuar koalicionin e tyre parazgjedhor me Alternativën.

Partitë politike duhet që deri në mesnatë t’i zyrtarizojnë koalicionet e tyre. Vendi shkon në zgjedhje më 11 qershor, pasi Qeveria u rrëzua nga mocioni i Nismës në Kuvend.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...