Në vazhdën e koalicioneve parazgjedhore të partive të vogla me ato të mëdha, vjen edhe në tjetër mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Alternativën Demokratike të Kosovës të Edita Tahirit.
Tahiri ka vazhduar koalicionin me PDK’në, me të cilën kishte qeverisur për disa vjet, duke bartur poste të rëndësishme në Qeveritë e kaluara.
Së fundmi, ajo ka qenë udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme PDK arriti koalicione parazgjedhore edhe me Partinë e Drejtësisë dhe me Lëvizjen për Bashkim.
Gjatë ditës së sotme, e cila paraqet afatin e fundit të krijimit të koalicioneve parazgjerore, u arritën edhe disa sosh nga partitë e tjera.
Lidhja Demokratike e Kosovës pritët që sot në orën 17:00 ta zyrtarizojë koalicionin me Alternativen e Mimoza Kusarit.
Nisma me Aleanca për Ardhërminë e Kosovës është koalicioni i cili ishte bërë i ditur akoma pa u shpallur zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 11 qershor. /Express/


