Zbulohet përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Patrik Schick, sulmuesi i Sampdorias, pritet t’i bashkohet Interit

Sipas Sky Sports, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio dhe avokati Antonio Romei, i cili është krahu i djathtë presidentit të Sampdorias, Massimo Ferrero, janë takuar mbrëmë.

Në këtë takim është biseduar për kalimin e talentit të Republikës së Çekisë, Patrik Schick, nga Sampdoria në Inter, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.

Thuhet se Interi do të shpenzojë rreth 25 milionë euro për 21 vjeçarin, i cili është rritur te Sparta Prague.

Në garë për Schick ishte futur edhe lideri i Serie A, Juventusi, por Interi ka arritur ta fitoj betejën me rivalin e saj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...