Një luftë me akuza dhe kundërakuza është bërë sot në rrjetet sociale mes gazetarit Berat Buzhala dhe Vetvëndosjes.
I pari që ka nisur, ka qenë gazetari Berat Buzhala, i cili akuzoi aktivistët e Vetëvendosjës, se po fotografojnë të gjithë perosna që po shkojnë për vizitë të ish-gazetarja Arbana Xharra, e cila u sulmua fizikisht para disa dite, transmeton Magazina.al
Buzhala, ka publikuar një fotografi ku shihen dy aktivistë të Vetëvendosjës, që sipas tij isihin para hyrjës së banesës ku jeton e sapoaderuara në PDK, Arbana Xharra, sipas tij ata po fotografonin të gjithë personat që po hynin në këtë ndërtesë.
” Informate per policineKesh me vizitu Arbana Xharren, keta dy militante te Levizjes Vetevendosja me fotografuan gjate gjithe kohes. Keta dy po qendrojne gjate gjithe kohes te hyrja e Arbanes, duke i vezhgu te gjitha vizitat. Kjo eshte e tmerrshme. Ky eshte terror i papare qe po i behet Arbanes dhe familjes, edhe pasi eshte rrahur. Pastaj edhe po pyetni kush e ka rrahe”. ka shkruar Buzhala në fotografinë e publikuar.
Por nuk ka vonuar shumë edhe reagimi nga ana e Vetëvendosjesn, e cila e ka quajtur shpifje akuzat e Buzhalës.
Zëdhënësi i VV’së, Frashër Krasniqi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, i cili si kundërpërgjije ka publikuar një fotografi ku shihet kryetari i PDK’së Kadri Veseli, duke ecur vetëm disa hapa prapa Berat Buzhalës, e që sipas tij ishte një takim i tyre i fshehtë, transmeton Magazina.al
Sipas Krasniqit, reagimi dhe akuza e Buzhalës se Vetëvendosje po fotografon të gjithë ata që po vizitojnë Arbana Xharrën, ka ardhur pasi aktivisti i tyre e kishte shkrepur një fotografi ku Buzhala shihet duke ecur fare pranë Veselit, e pastaj sipas tij sshoferi i kryetarit Veseli, ka kërcënuar aktivistin me fshirje të fotografisë gjë që aktivistët nuk kanë pranuar.
Ky është reagimi i Frashër Krasniqit:


