A do të luajë Bale në finale të Championsit? Përgjigjet Zidane

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane shpreson se Gareth Bale do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson se Gareth Bale do të shërohet në kohë dhe do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në Cardiff me 3 qershor.

Për të arritur këtë mjekët e Realit janë duke u përkujdesur shumë mirë, ndërsa lojtari është duke ndjekur një dietë shumë të vështirë.

“A do të jetë gati Bale për Cardiff? Sot nuk është koha për të folur në lidhje me të. Ai është më mirë dhe ka nisur stërvitjet. Ne jemi të lumtur për këtë”, ka theksuar Zidane.

Kujtojmë se Bale nuk do të luaj në dy ndeshjet e fundit të La Ligas, ndaj Celta Vigos dhe malagas.

Bale, i cili ka vuajtur nga lëndimit kohëve të fundit, është lënduar në El Claciso, në humbjen e Realit nga Barcelona (2:3). /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...