​Ja kushtet e KQZ-së për certifikimin e koalicioneve

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar partitë politike se ato parti, të cilat nuk e njoftojnë Zyrën se do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, si koalicione ato nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore.

“Partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit pas kësaj date nuk mund të garojnë si të vetme, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor”, thuhet në një letër të KQZ-së dërguar subjekteve politike.

Sipas kësaj letre, partia politike, e cila tërhiqet nga koalicioni pas afatit të lartcekur, nuk mund të garojë si e vetme e as të lidhë koalicionin me ndonjë parti tjetër, ndërsa pjesa tjetër e atij koalicioni mund të marrë pjesë në këto zgjedhje.

“Gjithashtu të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje në emër të koalicionit, duhet të deklarojnë edhe partnerët tjerë të atij koalicioni deri në afatin e përcaktuar më lart (njoftimi për koalicionin duhet të jetë nga të gjithë partnerët e atij koalicioni)”, thuhet në letër.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...