Ata janë njëri ndër çiftet më të përfolur në mediet rozë.
Bëhet fjalë për dyshen e njohur këngëtarin Blero dhe modelen e blogeren Afrona Dika, transmeton Gazeta Express.
Çfarëdo që ata bëjnë bie ne qendër të vëmendjes nga mediet rozë.
Çifti simpatik tashmë janë afër dhe po e shijojnë së bashku çdo moment të dashurisë së tyre, pasi ata për pak kohë kanë qenë larg njëri-tjetrit.
Muaj më parë ishte këngëtari Blero i cili i kishte propozuar fejesë Afronës live në emision.
E së fundmi Blero e Afrona kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm në jetën e tyre.
Ata tashmë kanë prezantuar edhe shtëpinë e tyre të ardhshme në të cilën do të jetojnë së bashku e cila duket të jetë tejet luksoze dhe shumë me stil ku dominon ngjyra e bardhë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë modelja Afrona e cila ka postuar një fotografi të shtëpisë në profilin e saj në Instastory.
“Future” që do të thotë “E ardhmja” kishte lënë mbishkrim Afrona në këtë fotografi.

Kohë më parë çifti ishte përfolur edhe për një ndarje të mundshme pasi ishte Afrona ajo e cila kishte lënë dyshime duke fshirë nga Instagrami pothuajse të gjitha fotografitë që kishte me të dashurin e saj Bleron.
E gjatë kësaj periudhe që nuk dihej se a e bënin vetëm për vëmendje , ata shumë shpesh postonin thënie e fotografi ku i gjuanin “kunja” njëri-tjetrit.
Madje nga veprimet e tyre ishin habitur edhe fansat.
Mirëpo tani ajo periudhë ka kaluar për Bleron e Afronën. Ata tashmë çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.
Afrona madje është shumë e dashur dhe e kujdesshme edhe me vajzën e Bleros Tarën.
Blero e Afrona përveç angazhimit që kanë rreth shtëpisë, nuk i lënë anash edhe profesionet e tyre.
Blero së fundmi publikoi projektin e tij më të ri “Për ty” në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Muharrem Ahmetin, ndërsa Afrona vazhdon të jetë e angazhuar si modele dhe blogere./Gazeta Express/


