Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me kryetarët e degëve në nivel të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Shtabit Zgjedhor të AKR’së Rrahim Pacolli.
Përmes një njoftimi në Facebook, Pacolli ka thënë se AKR është alternativa e vetme në Kosovë për ndryshim të vendit dhe në të mirë te të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Në këtë takim është biseduar për aktivitetet të cilat do të mbahen para zgjedhjeve por edhe për një mobilizim më të fuqishëm të AKR-së. Njëkohësisht, u diskutua edhe për punën organizative sipas të cilës do të veprojë AKR në zgjedhjet që do të mbahen. Duhet potencuar që AKR është alternativa e vetme në Kosovë për ndryshim të vendit dhe në të mirë të gjithë qytetarëve.”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info



