KQZ-ja mund të mbetet pa kryetar

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të mbetet pa kryetare ende pa u shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo mund të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Valdete Dakës, për t’u bërë kryetare e Gjykatës Supreme.

Këtë vendim, Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë pesë ditë pas datës së zgjedhjeve, pra më 16 qershor, pasi pikërisht në këtë datë skadon afati i masës pezulluese që i është vënë emërimit të Enver Pecit në krye të Supremes.

Më 16 mars, Daka e pati kontestuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 6 mars 2017, me anë të të cilit Peci ishte emëruar kryetar i Gjykatës Supreme, shkruan AktivPress.

Të njëjtën ditë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi e pati caktuar gjyqtaren Snezhana Botusharova si gjyqtare raportuese dhe kolegjin shqyrtues në përbërje të: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Selvete Gërxhaliu-Krasniqi.

Pas shqyrtimit të lëndës qe vendosur që të pezullohet procedura e emërimit të kandidatit për kryetar të Gjykatës Supreme nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

“Vazhdimi i kësaj mase të përkohshme do të zgjasë deri më 16 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e 16 qershorit, duhet të njoftohet presidenti, pasi ai është autoriteti që e emëron kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me Kushtetutë është e përcaktuar që kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të jetë nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave me juridiksion apeli.

Më 16 qershor, mund të jenë të përfunduara zgjedhjet vetëm në rast se nuk evidentohen parregullsi në asnjë vend-votim apo në Qendër të numërimit të votave.

Nëse merret parasysh përvoja nga e kaluara, atëherë duhet llogaritur që edhe në këto zgjedhje do të ketë ankesa nga subjektet politike për parregullsi të mundshme zgjedhore.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...