Belotti transferohet në La Liga për 60 milionë euro (Foto)

PUBLIKUAR

Andrea Belotti mund të transferohet në Atletico Madrid gjatë verës

Gjatë verës skuadra e Torinos mund të mbetet pa yllin e saj, Andrea Belottin, i cili pati një sezon të shkëlqyeshëm në Serie A.

Sipas COPE, reprezentuesi i Italisë ka zgjuar interesimin e skuadrës së Atletico Madridit, përcjell Express.

Diego Simeone do të tentoj transferimin e Belottit nëse dështon ta rikthej nga Chelsea sulmuesin spanjoll, Diego Costa.

Thuhet se Atletico Madrid janë të gatshëm të ofrojnë për italianin 60 milionë euro. Belottit ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm ku ka shënuar 27 gola në 36 ndeshje.

Përveç Atleticos, Belotti kërkohet edhe nga: Liverpool. Arsenal, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich. Belotti ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2021. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...