Lamtumirë Perisic, Inter e shet për 60 milionë euro? (Foto)

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain po synon ta transferoj Ivan Perisicin nga Interi

Mesfushori kroat, Ivan Perisic mund të ndahet me skuadrën e Interit në fund të këtij sezoni, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.

Interesim për ta transferuar reprezentuesin e Kroacisë ka shfaqur skuadra e njohur franceze, Paris Saint-Germain.

Këta të fundit janë të gatshëm t’i ofrojnë Nerazzurrëve para të majme për kroatin. Kurse, zbulohet se Interi nuk do ta shes lojtarin nëse nuk merr një ofertë mes 50-60 milionë euro.

Perisic, i cili është rritur te skuadra e Hajdukut nga Spliti, është transferuar në Inter në vitin 2015 nga Wolfsburgu.

Ish anëtari i Borussia Dortmundit deri më tani me Nerazzurrët ka luajtur 60 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...