Drejtuesit e Interit udhëtojnë në Londër për ta gjetur trajnerin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Mauricio Pochettino është kandidati për ta marrë drejtimin e Interit gjatë verës

Drejtuesit e Interit janë gati ta fillojnë edhe zyrtarisht misionin për gjetjen e trajnerit të ri, pas shkarkimit të Stefano Piolit shkaku i rezultateve të dobëta.

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, gjatë ditës së sotme do të fluturojë për në Londër, shkruan Calcimkercato.com, përcjell Express.

Ausilio në Londër do të udhëtoj për ta bindur Mauricio Pochettinon, trajnerin e Tottenhamit, që ta marrë drejtimin e skuadrës.

Thuhet se Interi i ka ofruar trajnerit argjentinas 10 milionë euro në sezone, pesë më shumë sesa fiton aktualisht në Premierligë.

Por, përveç Pochettinos, në listën e pronarëve të Interit, Suniga Group, janë edhe tre strategë të tjerë. Fjala është për Antonio Conten, Diego Simeonen (Atletico Madrid) Luciano Spalletti (Roma). /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...