Sot është një ditë shumë e veçantë për familjen Berisha dhe Istrefi.
Arsyeja është pasi sot feston ditëlindjen vajza e dy këngëtarëve të njohur, çiftit Robert Berisha dhe bashkëshortes së tij Nora Istrefi, transmeton Gazeta Express.
Çifti i njohur gjithmonë kanë dëshmuar se janë shumë prindër të përkushtuar.
Ata këtë e kanë treguar më së miri për të gjithë fansat e tyre në rrjetet sociale.
E natyrisht nuk ka pasur si të mungojë një festë e bukur për vajzën e tyre të bukur.
Që nga fillimi gjithçka është dekoruar si më së miri. Në hyrje të shtëpisë shkruhet “Mirëserdhe në ditëlindjen e Renee”.
Ndërsa nga brenda duket si ndonjë festë për princeshë. Një tortë e bukur e gjithcka e zbukuruar me të kuqe.
Këtë e ka bërë të ditur tezja e Renee-s, këngëtarja e njohur me famë botërore Era Istrefi.
Ajo kishte postuar disa fotografi nga kjo festë e bukur në profilin e saj në Instastory.
“Beba jeme ditëlindjen sot”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Era.
Se sa bukur duket, shikoni fotografitë më poshtë./Gazeta Express/




