Në baze të autorizimeve të përcaktuara me nenin 63.4 të ligjit Nr. 03/L, për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, nenit 4.6 të rregullores 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datë 12.05.217 ka marrë vendim për regjistrimin e partisë politike “Gradanska Iniciativa Serpska Lista-GISL”, përcjell Indeksonline.
Sipas vendimit të KQZ-së GISL i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara me nenin 12 të ligjit Nr.03/L-073, për zgjedhjet e përgjithshme dhe obligimet e përcaktuara me nenin 3 dhe 4.1 të rregullores 01/2013 për regjistrim dhe veprimin e partive politike.
Partia politike GISL, obligohet që brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të mbajë Kuvendin në bazë të nenit 15 të rregullores nr01/213, për regjistrimin dhe veprimin e partive politike.
Obligohet zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim që ta përgatit certifikatën si dëshmi se partia politike GISL, ka hyrë në regjistrin e partive politike me numër rendor sipas radhës e 57-ta./Indeksonline/



