Zidane flet për titullin

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane e di se Real Madridi është afër titullit të kampionit, por thotë se duhet të fokusohen në ndeshjet e mbetura, që i quan si finale.

Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur 4:1 Sevillan, shkruan Gazeta Express.

Reali tani ka edhe dy ndeshje të mbetura (Celta Vigo – Malaga) dhe për t’u shpallur kampion, iu duhen vetëm edhe katër pikë nga gjashtë të mundshme.

“Titulli është ende larg. Në Spanjë asnjëherë nuk është e lehtë. Kemi edhe dy finale”, tha Zidane.

“Do të sigurohemi që të mos dështojmë në sfidën e fundit dhe të vazhdojmë me këtë formë të mirë”, shtoi ai.

“Mendoj se kjo është një fitore e merituar. Kemi bërë paraqitje të mirë dhe Navas gjithashtu ka bërë disa pritje”, u shpreh më tej Zizu.

“Me zëvendësimet që bëmë në pjesën e dytë, ndryshoi loja dhe bëmë paraqitje shumë më të mirë”, theksoi mes tjerash trajneri francez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...