Një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike(KEDS) është kërcënuar derisa ka qenë duke punuar në riparimin e rrjetit elektrik në rajonin e Gjakovës, thuhet mes tjerash në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, punëtori e KEDS-it janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë raportuar rastin në Polici, derisa i dyshuari është në kërkim nga njësiti policor.


