Pique lëshohet nga spitali (Foto)

PUBLIKUAR

Gerard Pique është liruar nga spitali për të vazhduar shërimin në shtëpinë e tij

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk ka stërvitur fare javën e kaluar, për shkak të një virusi në barkun e tij.

Pique gjatë tërë javës ka qëndruar në spital, por sot ai është lëshuar nga mjekët dhe me mjekimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“Gerard Pique është liruar nga spitali dhe shërimin do ta vazhdojë në shtëpi. Lojtari ka pasur dhimbje barku gjatë tërë javës, ku nuk ka stërvitur fare me skuadrën e parë. gjatë ditëve në vazhdim do të përcjellim evoluimin e tij”, huhet në njoftimin e Barcelonës.

Pique do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Las Palmas në La Liga, por pritet të jetë gati për ndeshjen e fundit ndaj Eibarit në Camp Nou dhe për finalen e Copa del Rey ndaj Alavesit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...