Nga kriza në krizë

PUBLIKUAR

Nga kriza në krizë

Heqja dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit nga ana e Bllokut të partive të koalicionit paszgjedhor, ka dhënë një mundësi të mirë për respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka zgjidhur krizën rreth formimit të institucioneve të reja.

Tani, vendimi është në duart e kryesueses së Kuvendit, Flora Brovina që të thërrasë vazhdimin e seancës së ndërprerë konstituive me pikën e vetme, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Nëse këtë veprim nuk e bën vet Brovina, ajo mund të jetë e shtyrë nga presidentja Atifete Jahjaga e cila mund të shfrytëzojë kompetencat e saj që të thirret seanca.

Në këtë rast, si çka raportuar tashmë Tribuna, PDK mund të dalë me një pozicion të ri ngërçi, duke e kushtëzuar shkuarjen në seancë me arritjen paraprake të marrëveshjes me bllokun LVAN.

Pasi që nuk ka një mundësi të dytë që do t’i jepte të drejtën edhe LVAN-it që të propozojë kryetarin e Kuvendit, në këtë pikë do të fillonte kriza e re. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...