Inter pëson tjetër humbje, tetë ndeshje pa fituar (Video)

PUBLIKUAR

Inter është mposhtur për herë të gjashtë në tetë ndeshjet e fundit të Serie A, kësaj radhe nga Sassuolo 1:2 në Giuseppe Meazza

Inter ka vazhduar me paraqitje të dobëta në Serie A edhe pas shkarkimit të Stefano Piolit, pasi është mposhtur në stadiumin e saj 1:2 nga Sassuolo.

Mysafirët e nisën më mirë takimin, ku shënuan në minutën e 36’ me anë të sulmuesit Iemmello, më të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë Sassuolo shënoi e para, ku sërish realizator ishte Iemmello, i cili shëno në minutën e 36’.

Inter u kthye në lojë në minutën e 70’ kur Eder shënoi për 1:2, por kjo ishte e gjitha nga ky takim, që ishte humbja e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit, dy prej të cilave ka marrë vetëm barazim.

Pas kësaj humbje, Inter mbetet në vendin e shtatë me 56 pikë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, duke mbetur kështu jashtë garave evropiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...