Veseli: Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme, do të fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje dhe do të hapen shumë vende të reja të punës.

“Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit”, ka thënë Veseli, në Asamblenë e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, raporton REL.

“Gratë kanë treguar se janë të suksesshme dhe mund t’ia arrijnë qëllimit, dhe ajo çfarë do të bëjmë ne, si institucione me fillimin e ri, do të jetë përkrahja e kësaj kategorie”, ka deklaruar Veseli.

Ai ndër të tjera ka premtuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Plani im ekonomik ka tri shtylla: investimin në bizneset e Kosovës, fuqizimin e grave dhe të rinjve për pjesëmarrje të plotë në ekonominë tonë, dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në Kosovë operojnë rreth 60,000 biznese. Nëse secila shton nga një vend pune, kjo do të nënkuptonte 60,000 vende të reja pune pa ndonjë investim të huaj”, ka thënë Veseli.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...