Në fshatin Bubëz të Dragashit të shtunë në mbrëmje një person derisa po drejtonte motoçikletën është goditur nga një veturë.
Si rrjedhojë e kësaj, ai ka pranuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.
Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të makinës, kurse viktima ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në spitalin e Prizrenit dhe më pas është dërguar në QKUK.


