Kryeministri dhe Qeveria e re në Francë emërohen këtë javë

PUBLIKUAR

Kryeministri i ri i Francës do të emërohet të hënën, pra nesër, ndërsa Qeveria e re e vendit do të formohet një ditë më pas, të martën, bëjnë të diture burime nga presidenca e porsazgjedhur e vendit.

Sot pasdite do inaugurohet presidenti i porsazgjedhur, Emmanuel Macron, i cili fitoi në balotazhin e javës së kaluar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, transmeton Express.

Macron siguroi 66% të votave në rundin e parë.

Ai e kishte fituar edhe rundin e parë të zgjedhjeve, por me një rezultat më pak bindës.

Burime nga Zyra e Presidentit Macron kanë thënë për Reuters se kryeministri i ri emërohet të hënën, ndërsa qeveria të martën.

Marcon, po ashtu pritet që t’i vizitojë trupat franceze jashtë vendit hiç më larg se javën e ardhshme./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...