Ndërron jetë në QKU vajza e mitur që u aksidentua në muajin prill

PUBLIKUAR

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ka ndërruar jetë një vajzë e mitur e cila ishte aksidentuar në rrugën e “UÇK-s”në Rahovec, më 26.04.2017.

“Rr. UÇK-së, Rahovec, më 26.04.2017-13:40h.  Në lidhje me rastin raportohet viktima femër K/Shqiptare(fëmijë) e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident trafiku ishte duke u trajtuar në QKUK, me 12.05.2017 e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Express.

“Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton policia.

Ndërkohë që bazuar në statistikat e policisë në Kosovë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 2 aksidente me fatalitet, 11 me të lënduar dhe 39 pa të lënduar./Express

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...