Ish deputeti i Partië Demokratike të Kosovës, Shukri Buja e ka quajtur diktator kryeministrin në largim Isa Mustafa. Sipas ish-deputeti të PDK’së, Mustafa ishte hakmarrë ndaj deputetëve të LDK’së që nuk e kishin mbështetur.
Ai gjatë një debati në emisionin “ Fakt Plus”, në Tribuna Channel, me Bajram Gecajn, këshilltar i kryeministrit në largim, kanë hedhur shumë akuza në drejtim të njëri tjetrit.
Buja i PDK-së ka marrë akuza nga Gecaj se PDK e ka krijuar Listën Serbe.
Koalicioni PDK-LDK sipas Gecajt ishte koalicion i zorit.


