Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar ashpër për sulmin ndaj Arbana Xharrës. Ajo përmes një postim në rrjetin e saj zyrtare në Facebook, ka thënë se sulmi i tmerrshëm kundër Arbana Xharrës, na solli tronditje të thellë.
Sipas saj sulmi merr përmasa tmerruese pas atakimit të vazhdueshëm, pas përcaktimit të qartë të saj dhe orientimit politik, të deklaruara me guxim dhe bindje, ka thënë Hoxha, duke shtuar se pret urgjentisht nga organet e rendit që ta ndriçojnë rastin, dhe kryesit e aktit të marrin dënimin e merituar.
Postimi i plotë:
Sulmi i tmerrshëm kundër Arbana Xharrës, na solli tronditje të thellë. E pabesueshme se si mund të shndërrohet mosdurimi dhe dhuna verbale në dhunë brutale fizike kundër nënës, bashkëshortes, gazetares, aktivistes dhe humanistes së shquar. I uroj Arbanës sinqerisht shërim të shpejt.
Sulmi merr përmasa tmerruese pas atakimit të vazhdueshëm, pas përcaktimit të qartë të saj dhe orientimit politik, të deklaruara me guxim dhe bindje. Urgjent pres nga organet e rendit, ta ndriçojnë rastin dhe kryesit e këtij akti jonjerëzor, të marrin dënimin e merituar.
Po ashtu, urgjent duhet të ndalet dhuna verbale në medie dhe në rrjetet sociale ndaj kujtdo që mendon ndryshe, duke mos cenuar në asnjë rast lirinë e askujt.


