Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëhet parti politike.
Sipas vendimit të KQZ-së, LVV ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë parti politike dhe ka obliguar këtë parti që gjashtë muaj pas këtij vendimi ta mbajë Kuvendin e parë partiak.
Sekretari organizativ i VV-së Dardan Molliqaj tha se kjo ka qenë një sfidë të cilën e kaluan dhe se “po fitojmë, me koalicione dhe me bashkim kombëtar”.
“Kundërshtarët na thanë që nuk do të mund të regjistrohemi për shkak se jemi për bashkim kombëtar. Pushteti tentoi ta ndalojë regjistrimin tonë si parti, në mënyrë që të mos kemi të drejtë për të bërë koalicione”, shkrun Molliqaj në Facebook.


