Gjilan, kapen dy të dyshuar që e detyruan femrën të kryente marrëdhënie seksuale vitin e kaluar

PUBLIKUAR

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se tashmë janë arrestuar dy të dyshuar – meshkuj, pasi që të njëjtit në gusht të vitit 2016 e kishin detyruar viktimën- femër të kryente marrëdhënie seksuale. Viktima atë kohë ishte shantazhuar për publikimin e disa fotografive.

“Gjilan, korrik – gusht 2016. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit dyshohet se e kishin detyruar në marrëdhënie seksuale viktimën femër K/Shqiptare duke shantazhuar atë se do t’ia publikonin disa foto të saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë që, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, transmeton Express.

Po ashtu në raportin ditor të policisë është përfshirë edhe një rast tjetër i ngacmimit seksual në Ferizaj. 

– Ankuesja femër nën moshën 16-vjeçare ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar dhe i njëjti ka mohuar në tërësi veprën.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia. / Express

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...