KEK-u, edhe një tender 200 mijë eurosh kompanisë së Zhugollit

PUBLIKUAR

Kompania “Eco Trade”, pronë e biznesmenit Mehdi Zhugolli, ka fituar edhe një tender prej 200 mijë eurosh në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Po ashtu për më pak se dy vjet kjo kompani ka fituar tenderë në vlerë prej mbi 6 milionë eurosh nga kompania më e madhe publike në vend

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila drejtohet nga Arben Gjukaj, e ka shpërblyer edhe më një tender të ri kompaninë private “Eco Trade”, pronë e Mehdi Zhugollit. Në njoftimin e publikuar në uebfaqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se në tenderin “Furnizim me xhunta hidrodinamike”, ku kanë konkurruar katër kompani, kompania e biznesmenit Zhugolli është shpallur fituese, shkruan ZERI

Më tutje në njoftimin e publikuar në uebfaqe thuhet se nëse ndonjëri nga Operatorët Ekonomikë (OE) që ka qenë në garë nuk ka ankesë rreth procesit në të prokurimit, atëherë kontrata mes KEK-ut dhe Operatorit Ekonomik fitues pritet të nënshkruhet më 15 maj të këtij viti. ..

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...