Shpërthen Mourinho pas kualifikimit në finale të Europa League (Video)

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka kritikuar Baillyn që humbi kontrollin dhe u ndëshkua me të kuq

Manchester Unitedi ka barazuar 1:1 me Celta Vigon në “Old Trafford”, por siguroi finalen e Europa League falë fitores 0:1 si mysafirë në ndeshjen e parë, shkruan Gazeta Express.

Kjo është hera e parë në histori të klubit që kualifikohet në finale të Europa League, për faktin se gjatë historisë gjithmonë ka garuar në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” do të jenë në finale pa qendërmbrojtësin, Eric Bailly, i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e 88’të dhe me këtë rast nuk do të luajë në finalen e 24 majit.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, lavdëroi lojtarin për paraqitjen në “Old Trafford”, por nuk u nda i kënaqur me veprimin e tij, që shtyri gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq.

“Nuk e kam parë incidentin për kartonin e kuq, por Eric Bailly bëri paraqitje të shkëlqyeshme”, tha fillimisht Mou.

“Ndeshja ishte emocionuese për të gjithë, disa ruajtën nervat më shumë se të tjerët”, shtoi ai.

“Kjo situatë nuk është diçka e re për Facundo Roncaglia dhe ndoshta Bailly u tregua naiv. Humbën një lojtar shumë të rëndësishëm për finale dhe nuk kemi shumë të tillë”, u shpreh Mou pas ndeshjes. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...