Sadri Ferati, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë sot se kjo parti nuk do ta largojë nga kreu Isa Mustafën edhe pse ai u rrëzua nga Qeveria me një mocion të votëbesimit.
Si mysafir në edicionin e lajmeve të orës 13 00 në RTK, Ferati ka thënë se Mustafa do të qëndrojë në krye të partisë edhe në këto zgjedhje i bindur në fitoren e këtij subjekti politik, shkruan Magazina.al.
Me këtë deklaratë, ish-deputeti i LDK-së, ka mohuar zërat që po qarkullojnë që nga dje se LDK-ja duhet të mendojë seriozisht për ta ndërruar kreun e saj.
Kujtojmë se Qeveria Mustafa dje në Parlament u rrëzua me votën e 78 deputetëve që e votuan mocionin.
Vendimtare për shkarkimin e Qeverisë Mustafa ishte vendimtare edhe vota e partnerit qeverisës PDK’së.


