Zyrtare: Zgjedhjet mbahen më 11 qershor (DOKUMENT)

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend.

Gazeta Express ka siguruar vendimin përmes të cilit “urdhërohet Komisioni i Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e nënshkruar sot nga Presidenti Thaçi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u vendosën që të mbahen më 11 qershor, pasi përmes mocionit të Nismës me 78 vota pro deputetët vendosën për ta rrëzuar Qeverinë “Mustafa”.

Ndërkohë që vendimin e tij, Thaçi e ka marrë pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike. Shumica e partive politike kanë favorizuar datën 11 qershor, ndërkaq kishte edhe propozime që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor.

Megjithatë, në fund, Thaçi ka konfirmuar kabineti i tij, ka marrë vendim që data të jetë 11 qershori. Diskutimet për datën e zgjedhjeve, pasuan vendimin e Presidentit, Hashim Thaçi për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që u mor pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

 

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...