Kadri Veseli e Arbana Xharra “fillojnë” bashkë fushatën

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli se bashku me anëtaren më të re të partisë së tij, Arbana Xharra kanë takuar një grup sipërmarrësish kosovarë.

Kështu ka bërë të ditur vet Veseli përmes një statusi në llogarinë personale të tij në Facebook, duke thënë se këta sipërmarrës janë njerëz të jashtëzakonshëm që do ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

Arbana dhe unë u takuam sot me një grup sipërmarrësish të jashtëzakonshëm kosovarë, gra dhe burra që po investojnë dhe krijojnë vende pune në ndërmarrjet dhe komunitetet – duke u mundësuar fëmijëve të tyre dhe gjithë Kosovës një #FillimiRi.

Adelina pati disa kursime të vogla familjare të cilat i përdori për investime dhe tani zotëron një furrë të famshme që punëson 30 persona. Armendi ka punuar në fushën e teknologjisë informative, ka vendosur të hyjë në sektorin e bujqësisë dhe tani prodhon frutat dhe perimet tona vendore, ushqimin e Kosovës për qytetarët e Kosovës! Mustafa nga Ferizaj prodhon ashensorë, ndërkaq Fetia është dëshmuar si një menaxhere e shkëlqyeshme në industrinë e shpërndarjes së ushqimit. Labi ka investuar buxhetin e familjes për të promovuar turizmin në Brezovicë dhe tani ka siguruar fonde norvegjeze për një hidrocentral të vogël.

Mbani mend këto fytyra. Këta janë disa nga njerëzit tanë që do të krijojnë më shumë vende pune dhe unë do të jem pranë tyre dhe mijëra ndërmarrësve të tjerë tani që po e nisim një kapitull të ri në zhvillimin e vendit tonë.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...