Haziri: Për LDK’në, asnjë datë s’është e përshtatshme për zgjedhje

PUBLIKUAR

Pjesë e takimit mes presidentit Hashim Thaçi dhe partive politike për caktimin e datës së zgjedhje do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka konfirmuar se LDK ka pranuar ftesën për diskutim.

Haziri ka thënë se është kushtetuta ajo e cila e thekson qartë se kur duhet të vendoset për datën e zgjedhjeve.

“Është Kushtetuta ajo e cila e tregon qartë se kur duhet të mbahen zgjedhjet, jo më larg se 45 ditë. Megjithatë, për LDK-në nuk është asnjë datë e përshtatshme as 11 e as 18 qershor”, ka thënë Haziri për Indeksonline.

Kuvendi i Kosovës me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenim votoi për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, me çka vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, dhe se për datën pritet të vendoset nesër.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...