Haxhiu, Qunit: Pajtohem me të vërtetat që the për Veselin, por ku ishe para tri viteve?

PUBLIKUAR

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka përkrahur fjalimin e deputetit të LDK-së, Anton Qunit i cili akuzoi rëndë kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe presidentin Hashim Thaçi.

Quni tha se do të vazhdoj të jetë deputet derisa ta sheh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave.

E, Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se pajtohet me fjalimin e Qunit dhe të vërtetat që tha për Kadri Veselin.

“Pajtohem plotësisht me fjalimin e Anton Çunit pra pajtohem me të vërtetat që tha për Kadri Veselin. Kam veq një pyetje: Ku ishe para 3 viteve?”, ka shkruar Haxhiu./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...